Home
Video per Motrat Musilmane
Grat ne Kur`an
Leter Motres dhe Nenes Muslimane
Foto Islame
Mbulesa Islame
Pse Mbulesa
Mbulesa Mbrojtje e Femres
Kushtet e Hixhabit
Pse ajo nuk deshiron te mbaj Hixhabin
Gruaja jote eshte e gjithe bota per ty
Keshilla Te Vogla Per Motrat Muslimane
Gruaja dhe Familja
Femra ne Perendim
Studentja dhe Profesoreshja
Dita e Kijametit

Femra nė Perėndim hyjni apo mall tregtie

 

Ebu Bekrite r. a. rrėfen:

‘Allahu mė ka ndihmuar me hadith fjalėn qė e kam dėgjuar nga Pejgamberi a. s. pasi kam dėshiruar t’i bashkangjitem ushtrisė sė Aishes dhe tė luftoj nė anėn e saj nė ditėt e Betejės sė devės:  Kur dėgjoi Muhammedi a. s. se persianėt pėr mbretėreshė emėruan tė bijėn e Kisrait, tha:

“Nuk do tė ketė sukses populli me tė cilin udhėheq gruaja.” (Buhariu).

 

 

Femra perėndimore

 

Dominimi i gruas nė botė, nė tė gjitha sferat e jetės gjithnjė ėshtė mė i dukshėm. Gruaja sot ėshtė bėrė objekt i hyjnimit dhe njėkohėsisht ėshtė edhe skllave. Shfrytėzohet ēdo rast qė tė eksploatohet trupi i femrės.

Qoftė ka tė bėjė me politikėn, sportin, me tubimet ekonomike trupi i femrės merret si delikates. Pėr perėndimorėt dhe pėr ithtarėt e perėndimorėve, ēdo pjesė e trupit tė femrės pėr ta ėshtė shenjtėri. Ata gruas i kushtojnė kujdes aq sa i kanė kushtuar kujdes arabėt idhujve tė tyre para islamit. Ata zotėrat e tyre i ndėrtonin nga guri, druri, dheu, brumi dhe kur i merrte uria pėr ata zotėra, tė cilėt ishin tė mundshėm pėr t’u ngrėnė, do t’i hanin. Gruaja e sotme nė Perėndim ėshtė e ngjashme me zotėrat e paraislamit; njerėzit e adhurojnė femrėn, e rregullojnė, e veshin dhe nė fund e shesin sikur ēdo mall tjetėr. Qė tė jetė ky mall kualitet, ata e kultivojnė, e rregullojnė me tė gjitha mjetet qė kanė nė disponim, duke e shfrytėzuar edhe kirurgjinė plastike, kryejnė investime kirurgjike nė trupat e grave tė shėndosha tė cilat ata i adhurojnė, ndersa gratė e tjera tė cilat me tė vėrtetė janė tė sėmura por nuk janė tė bukura qė ata t’i adhurojnė, mund tė vdesin dhe askush nuk do t’iu ndihmojė.

Kjo quhet ‘emancipim’ - malli i cili ėshtė pėr treg zbukurohet dhe mbahet, ndėrsa malli i cili nuk ėshtė cilėsor sipas shikimit tė tyre shkatėrrohet (dėmtohet). Nėse ndonjė mall nuk shitet nė treg, vetėm nė marketingun e kėtij malli ekspozon fotografinė e gruas sė bukur dhe malli do tė ketė shitje mė tė mirė. Mos u habitni nėse edhe nė letrat e toaletit e shihni fotografinė e gruas. Edhe kjo quhet ‘emancipim’. Nė botėn e sotme moderne gruaja mbytet nė mėnyrėn mė brutale se nė kohėn e para islamit.

Mirėpo brutaliteti i sotėm fshihet pas teknologjisė bashkėkohore, kėshtu qė para tė gjithėve paraqitet si humanizėm. Pas gjithė kėsaj  padrejtėsie ndaj gruas, perėndimoret sot mundohen nė sy tė opinionit t’i japin gruas edhe atė qė nuk i takon. Jo shumė rrallė sot mund ta shohim femrėn nė uniformė tė oficierit, policit, zjarrfikėsit, ndėrtimtarit, minatorit, politikanes … dhe nė emėr tė demokracisė duhet tė merrėt edhe me politikė qė t’i tregojė botės qė gruaja eshtė e barabartė me burrin, qė ka qenė si shkak pėr formimin e organizatave tė ndryshme tė burrave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė meshkujve kundėr dominimit tė gruas.

Televizioni, gazetat, kanalet satelitore, interneti, dhe tė gjitha mediumet janė tė stėrmbushur me idhujtari tė kohės sė re me fotografi tė femrave lakuriqe. Nga ana tjetėr, tė gjitha kėto mediume e sulmojnė me tė gjitha mjetet qė kanė nė disponim gruan muslimane qė i ėshtė pėrgjigjur urdherit tė Allahut dhe ligjit tė tij; gruaja e cila ėshtė e lumtur qė Allahu ėshtė Zoti i saj, Islami fe e saj, Muhammedi a.s. i dėrguar dhe pejgamber dhe Kur'ani udhėzues.

 

 

Femra ndėrmjet Islamit dhe perėndimit

 

Gruaja te Grekėt e vjetėr ka qenė mallė tregtarė qė blehet dhe stėrshitet. Ėshtė konsideruar si vepėr shejtani, ēdo gjė i ėshtė ndaluar pos shėrbimit nė shtėpi dhe kujdesin ndaj fėmijėve. Nė zakonin indian qėndron: “Me tė vėrtetė vdekja, ferri, helmi, gjarpėri helmues dhe zjarri janė mė tė mirat se gruaja. Nė Tewratin e ndryshuar qėndroin: “Ėshtė mė e idhėt se vdekja: gruaja e cila ėshtė si kurthė, nė zemėr ka intrigat, kurse dora e saj ėshtė …”.

Nė Romėn e vjetėr ėshtė kuvenduar nė kohė tė gjatė mbi tė drejtėn e femrės qė nė fund tė pėrfundojnė: Femra ėshtė e pashpirtė, shtazė e papastėr e cila nuk do tė ringjallet nė botėn tjetėr, nuk guxon tė hajė mishė, nuk guxon tė qeshet e as tė flasė. Nė gojėn e saj duhet vendosur dryrin e hekurt, duhet tė punojė dhe tė shėrbejė pa pushim, deri sa tė qėndrojė dryri nė gojė ..

Nė vitin 586 nė Francė ėshtė diskutuar pėr gruan. A ėshtė ajo njeri apo jo. Qė nė fund u vendosė se femra megjithatė ėshtė njeri, por ėshtė e krijuar qė t’i shėrbejė njeriut …

Nė Britani mbreti Henri VIII ju ka urdhėruar grave se nuk guxojnė ta pėrdorin librin e shenjtė. Me kodin britanik gjer nė vitin 1850 gratė nuk kanė qenė shtetase tė Britanisė dhe nuk kanė pasur kurrfarė tė drejta personale, nuk kanė pasur tė drejtė edhe nė veshjen personale dhe nė pasurinė tė cilėn e kanė fituar me djersėn e vet.

            Gruaja nė Lindje ėshtė e mbrojtur me mbulesė ndėrsa me kujdesin ndaj saj nė Perendim nuk ėshtė e mbrojtur.

Dikush do tė thonė: gruaja e mbuluar ėshtė e prapambetur, ndėrsa gruaja qė ėshtė e zbuluar ėshtė e pėrparuar. A thua gjerat e vlefshme nuk mbrohen dhe nuk pėrkujdesen pėr to: xhevahirėt ruhen nėpėr kasafortat e shtrenjta, ndėrsa lapsi mund tė ruhet edhe nė bir mini. Pėr shkak tė vlerės sė vet diamanti ruhet, mbrohet, kultivohet nė kasaforta tė siguruara mirė, ndėrsa pėr shkak tė vlerės sė pakėt lapsi mund tė ruhet edhe nė raftet, dollapet e kėpucėve. Diamanti nuk ėshtė i kapshėm pėr ēdo njėrin, sikurse gruaja nė Lindje qė nuk ėshtė e kapshme pėr ēdonjėrin. Ndėrsa lapsi ėshtė i kapshėm pėr ēdonjėrin sikurse gruaja nė Perėndim.

Pėr tė drejtat e gruas nė Lindje dhe nė Perėndim shkojmė me radhė: Nė islam fėmija pa tjetėr duhet ta dijė kush janė prindėrit e tij, sidomos babai, ndėrsa nė Perėndim nuk ėshtė e domosdoshme. A nuk ėshtė dhunė ndaj fėmijės qė asnjėherė tė mos e njoh babain e tij biologjik? A nuk ėshtė dhunė ndaj fėmijės i cili nuk ėshtė i detyrueshėm e as fajtor qė me dhunė nė vend tė babait tė jetojė me njerkun. Islami kujdeset pėr fėmijėn e gruas qysh para lindjes e deri pas vdekjes, ndėrsa nė Perėndim pėr fėmijėn e gruas kujdesen vetėm deri nė moshėn madhore. Nė Islam nėna e edukon fėmijėn e saj, ndėrsa nė Perėndim shėrbėtorja. Nė Islam nėna e edukon fėmijėn qė ajo e ka lindur, ndėrsa nė Perėndim gruaja e edukon qenin, macjen, gjarpėrin, miun dhe ēfarė mė tjetėr jo … Nė Islam burri kujdeset pėr gruan, ndėrsa nė Perėndim gruaja kujdeset pėr veten. Nė islam kujdestari e ka pėr detyrė qė ta shkollojė fėmijėn e tij femėr, sipas hadithit tė Pejgamberit a. s. “Kėrkimi i diturisė ėshtė obligim pėr ēdo musliman dhe muslimane”. Kjo ka tė bėjė me shkollimin e detyrueshėm, e nė Perėndim nuk ėshtė. Nė Islam kujdestari e marton vajzėn e tij me pėlqimin e pėrbashkėt, e nė Perėndim ajo duhet vetė tė kujdeset pėr martesė ose edhe pėr mosmartesė. Nė Islam babai ėshtė ai qė i ushqen fėmijėt e vet ndėrsa nė Perėndim kjo ėshtė detyrė edhe e gruas. Nė Islam gruaja vetqeverisė me pasurinė e saj, qoftė edhe nėse burri ėshtė i varfėr, qė nuk ka ndonjė rast nė Perėndim. Nė vendet islame rastet e dhunimit janė shumė tė rralla, nė Perėndim kjo ėshtė e pėrditshme. Vetėm nė Gjermani nga tė dhėnat ligjore tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė vit dhunohen 35000 femra. Pėr shkak tė gjithė kėsaj disa femra nė Perėndim e pranojnė islamin. Shejh Ali Tantavi nė njė rast nė Amerikė foli pėr gruan nė islam e veēanėrisht pėr pavarėsinė e saj kur ėshtė nė pyetje pasuria. Kur shejh Tantavi detajisht e shpjegoi lirinė e gruas muslimane nė zotėrimin e pasurisė, u ngrit njė amerikane dhe tha: Nėse ėshtė puna ashtu si thoni ju mė merrni tė jetojė te ju gjashtė muaj e pastaj mė mbytni.

 

 

Gruaja nė Islam

 

Islami e fisnikėroi gruan, e ngriti nė vendin ku i takon, ia ktheu nderin dhe dinjitetin e humbur. E bėri anėtar tė barabartė tė shoqėrisė. E obligoi me detyra qė i pėrshtaten natyrės sė femrės, ndėrsa e liroi nga punėt e rėnda dhe tė bezdisshme. Gruaja ka pasur tė drejtė vote nė islam qysh nė kohėn e halifit Omerit r. a., ndėrsa nė Evropė e drejta i ėshtė mohuar deri nė shekullin e njėzet. Sipas islamit, femrat janė tė krijuara prej tė njėjtės materie sikurse edhe meshkujt dhe ato janė motrat e meshkujve.

Ajsha r. anha transmeton qė Pejgamberi a. s. ka thėnė:

“Femrat janė motra me meshkujt” (Ahmedi).

Gruaja ėshtė e barabartė me mashkullin nė kryerjen e ibadetit:

“Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt e muslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat …, Allahu ka pėrgatitur falje dhe shpėrblim tė madh.” (El-Ahzab, 35).

Janė tė barabartė nė obligimet fetare dhe nė obligimet themelore shoqėrore:

“Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnė Allahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t’i mėshirojė Allahu. …”. (Et-Tevbe, 71).

Janė tė barabartė nė shpėrblimin nga Allahu i madhėruar:

“Zoti i tyre iu pėrgjigj lutjes sė tyre: Unė nuk ia humė mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr. …” (Ali Imran, 195).

Gruaja e gėzon tė drejtėn nė pasurinė e saj, tė kėrkojė dituri, mund tė falė namaz me xhemat etj. Madje, islami gruas ia lejon disa gjera qė ua ndalon meshkujve, sikur qė janė veshja e mėndafshit dhe ari. Ēdo gjė qė ėshtė nė pėrputhje me natyrėn e femrės, e nuk e ekspozon atė rrezikut dhe shpėrfilljes, pėr femrėn ėshtė e lejuar. Ahmedi shkruan qė nė ushtrinė muslimane qė e ka okupuar Hajberin kanė qenė gjashtė gra. Um Atijja thotė:

“Kam marrė pjesė me Pejgamberin a. s. nė shtatė luftėra.” (Muslimi).

Na ėshtė e njohur trimėria e Ummi Ammares nė Uhud dhe Ummi Sulejmės nė Hunejn, e cila ia ka qarė barkun ēdo armiku qė i ėshtė afruar.

 

 

Ēfarė femre dėshiron islami

 

Islami dėshiron grua fisnike, e cila do t’i edukojė dhe t’i ngritė brezat e ardhshėm dhe me ta tė ndėrtojė historinė. Femrėn qė e ndjen dhembjen e shoqėrisė, vuajtjen e bonjakėve dhe tė atyre qė i kanė humbur fėmijėt, femrėn qė e ndjen vuajtjen e tė varfėrve dhe atyre qė kanė mbetur pa askė dhe pa asgjė tė veten. Femrėn qė i ndjen vėshtirėsitė e bashkėsisė dhe problemet e shoqėrisė. Femra qė do tė ruante pasurinė e saj dhe do tė ndante nga ajo qė i ka dhėnė All-llahu. Femra qė do tė kishte personalitetin e saj tė dalluar nė fe, mendime, sjellje, nė veshje dhe nė mėnyrėn e jetesės. Femrėn qė do t’i peshonte tė gjitha gjerat nė jetė me peshoren qiellore dhe qė nė jetė do tė shikonte pėrmes prizmit tė Kur’anit, e cila deri sa ėshtė nė dynja do tė shikonte kah bota tjetėr. Femra qė do ta merrte islamin si botėkuptim tė vetin, e Pejgamberin a. s. pėr shembull dhe model mė tė mirė.[1]

 Pėrktheu nga boshnjakishtja:

Lumturije Ibrahimi



pregaditi: muxhahidi