Home
Video per Motrat Musilmane
Grat ne Kur`an
Leter Motres dhe Nenes Muslimane
Foto Islame
Mbulesa Islame
Pse Mbulesa
Mbulesa Mbrojtje e Femres
Kushtet e Hixhabit
Pse ajo nuk deshiron te mbaj Hixhabin
Gruaja jote eshte e gjithe bota per ty
Keshilla Te Vogla Per Motrat Muslimane
Gruaja dhe Familja
Femra ne Perendim
Studentja dhe Profesoreshja
Dita e Kijametit

 Mbulesa Islame

 

 

I drejtohem ēdo muslimanit dhe muslimanes tė cilėve ju intereson haku (e vėrteta), me tė cilin All-llahu subhanehu ue teala na ka obliguar tė punojmė. Nė kėtė shkrim modest kemi pėr qėllim qė t'i forcojmė nėnat, motrat, gratė dhe bijat tona nė ruajtjen e nderit…

 

Falėnderimi dhe lavdėrimi i takon vetėm All-llahut, Atė e adhurojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Kėrkojmė qė tė na mbrojė prej sherrit dhe punėve tė kėqija. Kė e udhėzon All-llahu nuk ka kush e lajthit dhe kė e humb All-llahu, nuk ka kush e udhėzon. Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pos All-llahut, I Cili nuk ka ortak dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

 

Fjala mė e mirė ėshtė fjala e All-llahut subhanehu ue teala dhe udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, punėt mė tė kėqija janė ato tė shpikurat nė fe, ēdo punė e shpikur ėshtė bidat, ēdo bidat ėshtė dalalet dhe ēdo dalalet tė ēon nė xhehennem.

 

I drejtohem ēdo muslimanit dhe muslimanes tė cilėve ju intereson haku (e vėrteta), me tė cilin All-llahu subhanehu ue teala na ka obliguar tė punojmė. Nė kėtė shkrim modest kemi pėr qėllim qė t'i forcojmė nėnat, motrat, gratė dhe bijat tona nė ruajtjen e nderit, tė largohen nga thirrjet e perėndimorėve nė poshtėrsi dhe amoralitet, tė cilėt e kanė parė se Islamin i cili ėshtė ruajtur 14 shekuj tė plotė nuk munden ta luftojnė me forcė. Mu edhe pėr kėtė mundohen ēdo ditė tė zbulojnė metoda tė ndryshme pėr luftimin e Islamit. Prej metodave tė tyre ėshtė edhe ajo se ata dėshirojnė ta bashkojnė hakun me batilin, tė mirėn me tė keqen, sunnetin me bidatin, apo atė qė i pėrmbahet sunnetit me atė i cili ėshtė bidatxhi, bile mė e rrezikshmja ėshtė se ata dėshirojnė ta pėrzijnė Kur'anin me librat tjera tė cilat janė te deroguara, bile tani edhe tė falsifikuara. Dėshirojnė tė bashkojnė xhaminė me kishėn, muslimanin me kafirin, dėshirojnė tė jetė njė fe. E kjo nuk do tė ndodhė asnjėherė.

 

Nė njėrin prej aspekteve nė tė cilin punojnė mė sė shumti ėshtė thirrja e tyre qė gruaja muslimane tė bėhet si gratė e tyre, "E barabartė" me burrin. Koncentrimi mė i madh i tyre nė kėtė thirrje ėshtė qė gruaja ta zbulojė trupin e saj pa marrė parasysh para kujt, tė punėsohet nė njė vend me burrat, tė marrė pjesė nė ēdo vend ku ėshtė edhe burri, etj. Pėr fat tė keq, shumė muslimanė i kanė pranuar kėto thirrje.

 

Muslimani i vėrtetė tė gjitha kėto i refuzon, ngase e di se Krijuesi i tij ėshtė All-llahu subhanehu ue teala I Cili nuk e ka krijuar pėr kot, nuk e ka krijuar qė tė jetojė si kafshėt, por i ka dhėnė mend dhe ia ka dėrguar fenė qė tė dijė se si tė veprojė nė kėtė botė. Muslimani e di se tė gjithė kafirat (tė pafetė) nuk vlejnė as sa kafsha, ngase pėr kėtė i ka treguar Krijuesi i tė gjitha krijesave, i njerėzve dhe kafshėve, i muslimanėve dhe i kafirave, ku thotė: "Mos vallė mendon se shumica e tyre (kafirave) dėgjojnė ose kuptojnė?Ata nuk janė veēse si bagėti- jo, ata janė edhe mė tė humbur" (Furkan 44). Njeriu i menēur nuk pranon asnjė mendim prej kafshėve (nėse ka mundėsi kjo), e ku mė prej dikujt qė ėshtė mė poshtė se kafsha?!

 

E lus All-llahun subhanehu ue teala qė t'i mbrojė tė gjithė muslimanėt prej thirrjeve tė kėtilla, dhe t'i forcojė nė fenė islame me dituri dhe praktikė tė ēdo gjėje bile edhe gjėrat mė tė imta.

 

Mendoj se shumica e muslimanėve janė tė njohur me kėto gjėra dhe dinė se si tė veprojnė. Mirėpo, mirė ėshtė qė t'i pėrmendim disa argumente prej Kur'anit dhe sunnetit tė vėrtetė qė tregojnė se mbulesa Islame pėr gruan ėshtė farz (obligim i domosdoshėm) dhe t'i tregojmė gruas muslimane se ajo ėshtė nė rrugė tė drejtė dhe nėn ndihmėn dhe mėshirėn e All-llahut subhanehu ue teala.

 

Ne e dimė fort mirė se ne jemi tė urdhėruar qė pas Kur'anit dhe Sunnetit tė pasojmė rrugėn e sahabeve. Ajo ėshtė rruga mė e mire dhe sqarimi mė i mire i sheriatit islam (Kur'anit dhe Sunnetit). Sa i pėrket veprės sė grave besimtare pėr kėtė ēėshtje (mbulesėn), dihet fort mirė se ato kanė qėndruar nė shtėpitė e tyre dhe nuk kanė dalur pėrveē kur e kanė pasur tė patjetėrsueshme. Ato para burrave tė huaj kanė dalė me mbulesė, duke e pasur edhe fytyrėn e mbuluar, duke mos zbuluar gjė prej stolive tė tyre e ku mė diēka prej trupit tė tyre. Shumica e muslimanėve janė tė njė mendimi pėr kėtė ēėshtje. Gjendja e grave besimtare nėpėr tė gjitha vendet Islame vazhdoi kėshtu derisa nuk filluan tė mashtrohen me thirrjet e punėtorėve tė shejtanit tė mallkuar. Kėshtuqė kah mesi i shekullit XIV hixhrij filloi heqja e mbulesės prej fytyre. Pėr herė tė parė nė Egjipt, pastaj nė Turqi, Siri, Irak, Maroko kėshtuqė i kaploi shumicėn e vendeve Islame. Ngase k[ta tė mallkuar e dinin se turpi i femrės ėshtė te fytyra e saj, e nėse prej fytyrės largohet turpi atėherė lehte do ta kenė pėr gjėrat tjera. Ashtu edhe ndodhi, kjo heqje e mbulesės nga fytyra, pas njė kohe tė shkurtėr "pėrparoi", nė atė mėnyrė qė e arriti kulmin e lakuriqėsisė, zbulimin e plotė tė trupit tė femrės, All-llahu na ruajt nga ēdo e keqe.

 

Prej argumenteve mė tė njohura pėr atė se mbulimi i fytyrės ėshtė i obligueshėm pėr gratė besimtare janė kėto:

 

Argumenti i parė: (qė tregon se mbulesa ėshtė farz) Thotė All-llahu subhanehu ue teala nė suren el-Ahzab 32-33: "O gratė e Pejgamberit! Ju nuk jeni si ēdo grua tjetėr. Nėse ju i keni frikė All-llahut, atėherė mos u llastoni nė tė folur e tė lakmojė ai qė ka sėmundje nė zemrėn e tij, po thuani fjalė tė matura. Rrini nė shtėpitė e juaja e mos shfaqni bukuritė tuaja ashtu si shfaqej nė kohėn e xhahilijetit (injorancės), falni namazin, jepni zeqatin dhe respektoni All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij". Nė kėtė ajet All-llahu subhanehu ue teala u drejtohet grave tė Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe grave tė besimtarėve nė pėrgjithėsi, ndėrsa i ka pėrmendur vetėm gratė e Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem pėr shkak tė vendit tė lartė qė posedojnė ato nė Islam dhe pėr shkak se ato janė shembėlltyrė pėr gratė tjera besimtare. Dihet se gratė e Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem kanė qenė gratė mė tė ndershme dhe do tė jenė pėrgjithmonė, por All-llahu subhanehu ue teala u ėshtė drejtuar atyre qė tė kuptojnė edhe gratė tjera, sepse ato gra nuk janė sikurse gratė e Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

 

Argumenti i dytė: Thotė All-llahu subhanehu ue teala nė ajetet 53-55 tė sures el-Ahzab: "…dhe kur ju i pyetni (gratė e Resulull-llahut) pėr ndonjė send, atėherė pyetini ato pas perdes, kjo ėshtė mė pastėr pėr zemrat e juaja dhe tė tyre. Juve nuk ju takon qė ta mundoni tė Dėrguarin e All-llahut, e as tė martoheni kurrė me gratė e tij pas (vdekjes sė) tij. Kėto tek All-llahu janė mėkat i madh. E shprehėt ju ndonjė send apo e fshehėt atė, s'ka dyshim se All-llahu ēdo send e di. Nuk ėshtė mėkat pėr ato (gratė tė jenė tė pambuluara) ndaj baballarėve tė tyre, bijve tė tyre, vėllezėrve tė tyre, djemve tė vėllezėrve tė tyre, djemve tė motrave tė tyre ose para grave tė tyre (besimtareve) apo para robėreshave tė tyre. E, frikėsohuni All-llahut (o ju gra), All-llahu ėshtė Dėshmitar pėr ēdo gjė". Ky ajet njihet si ajeti i hixhabit (mbulesės), ku urdhėrohen gratė e Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe gratė e besimtarėve qė tė mbulohen me mbulesė Islame. Ky ajet ka zbritur nė vitin e pestė tė hixhretit tė muajit Dhul-ka'deh. Nga ky ajet kuptojmė se cilėve burra gruaja ka tė drejtė t'ia zbulojė bukuritė e saja, dhe se tė gjithė burrave tjerė pėrveē kėtyre ėshtė haram tu zbulohet bukuria e tyre. Daja edhe mixha nuk janė tė pėrmendur nė kėtė ajet, por janė tė pėrmendur nė ajet tjetėr (en-Nisa' 23)

 

Argumenti i tretė: Ajeti i dytė i hixhabit i cili urdhėron mbulimin e fytyrės me ferexhe. Thotė All-llahu subhanehu ue teala: "O Pejgamber! Thuaju bashkėshorteve tua, bijave tua dhe bashkėshorteve tė besimtarėve ta lėshojnė xhilbabin (ferexhenė) e tyre mbi gjithė trupin e tyre. Kjo do tė ishte mė e mirė qė ato tė mund tė dallohen qė tė mos i shqetėsojė askush. All-llahu falė gabimet e kaluara, Ai ėshtė Mėshirues. (el-Ahzab 59) Ka thėnė Sujutiu rahimehull-llah: "Me kėtė ajet All-llahu u drejtohet tė gjitha grave muslimane ku i urdhėron qė t'i mbulojnė kokat dhe fytyrat e tyre njėkohėsisht. All-llahu subhanehu ue teala nė ajetin e lartėpėrmendur ka thėnė: "…le ta lėshojnė xhilbabin (ferexhenė) …"; xhilbab nė gjuhėn arabe d.m.th. rrobė e gjėrė me tė cilin mbulohet i tėrė trupi. Nga ky ajet nuk mund tė kuptohet diēka tjetėr pos urdhėrit pėr mbulimin e fytyrės, sepse dihet se gratė nė kohėn e injorancės nuk kanė qenė tė zbuluara sikur qė janė tė zbuluara disa gra sot, por ato i kanė pasur tė zbuluara fytyrat. E, kur erdhi Islami i urdhėroi qė t'i mbulojnė edhe fytyrat. Nė kėtė mendim na ndihmon edhe vet ajo se gratė e sahabėve e kanė kuptuar kėshtu. Kėtė na e vėrteton fjala e Aishes radijall-llahu anha e cila ka thėnė: "All-llahu i mėshiroftė gratė e besimtarėve, kur e zbriti All-llahu ajetin "…le ta lėshojnė xhilbabin (ferexhenė)…" ato morėn (shkynė) prej mbulesave tė tyre (ku kishte tepricė) dhe me tė mbuluan fytyrat, e kur faleshin pas Resulull-llahut dukeshin sikurse mbi kokat e tyre kanė shpend" Transmeton Ibėn Merdujeh

 

Argumenti i katėrt: thotė All-llahu subhanehu ue teala: "Thuaju besimtareve t'i mbrojnė shikimet e tyre (prej harameve) dhe tė ruajnė trupin e tyre (nga imoraliteti), si dhe tė mos i zbulojnė stolitė (zinetin) e tyre, pos asaj qė duket, le tė vejnė ferexhenė e tyre mbi gjithė trupin e tyre dhe tė mos i zbulojnė stolitė (zinetin) e tyre pėrveē para bashkėshortėve tė tyre, baballarėve tė tyre, vjehrrive tė tyre, bijve tė tyre ose bijve tė burrave, vėllezėrve tė tyre ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė veta (besimtareve) apo robėreshave tė cilat i kanė nė pronat e veta, ose shėrbėtorėve (meshkuj) qė nuk kanė ndjenja seksuale apo fėmijėve qė ende nuk u zgjohen ndjenja turpi nga tė shikuarit e gjinisė tjetėr. Edhe le tė mos i pėrplasin kėmbėt e tyre pėr tė zbuluar diē nga stolitė e tyre. Tė gjithė ju lutjuni All-llahut qė t'iu falė o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim." (en-Nur 31)

 

Ky ajet na e bėn tė qartė se mbulimi i gjithė trupit tė gruas ėshtė farz. Kjo shihet nga fjala e All-llahut subhanehu ue teala: "…dhe tė mos i zbulojnė stolitė (zinetin) e tyre…"; ku ka pėr qėllim mbulimin e tėrė trupit. E ata qė thonė se lejohet zbulimi i duarve dhe fytyrės duke argumentuar me fjalėn e All-llahut subhanehu ue teala “…pos asaj qė duket…”, ku thonė se kėtu ėshtė pėr qėllim duart dhe fytyra, si dhe nė tė njėjtėn kohė na tregojnė se kėshtu e kanė komentuar kėtė ajet edhe shumė dijetarė. Pėr tė treguar se ky komentim i ajetit nuk ėshtė i qėlluar, po sjellim fjalėn e Muhammed Emin esh-Shenkitit rahimehull-llah nė lidhje me kėtė ajet, ai nė tefsirin e tij v.4 fq. 101 nga botimi i “Ihjau Turathil Arabij”, pasiqė i pėrmend fjalėt e dijetarėve tė cilėt e kanė komentuar kėtė ajet duke thėnė se ėshtė pėr qėllim fytyra dhe duart, thotė: “Pasiqė i lexove kėto fjalė, tani kujtoje atė qė e kemi thėnė nė hyrjen e kėtij librit tė bekuar, se prej mėnyrave tė sqarimit (komentimit) ėshtė kur dikush prej dijetarėve tė thotė njė fjalė lidhur me atė ajet, por nė ajet ka diē qė tė tregon se kjo fjalė nuk ėshtė e qėlluar. Poashtu kemi thėnė se prej mėnyrave tė sqarimit ėshtė edhe ajo se kur pėr njė fjalė nė Kur’an ka disa mendime se ēfarė kuptimi ka ajo fjalė, nė atė rast ajo fjalė komentohet me atė kuptim me tė cilin ėshtė pėrdorur nė tė shumtėn e rasteve nė Kur’an, dhe pėr kėtė kemi pėrmendur disa shembuj nė Hyrjen e librit. Pra, pasiqė e mėsove kėtė … dije se tė dyja kėto mėnyra gjinden te ky ajet, pėr tė cilin po flasim. E para: Ata qė e komentojnė fjalėn e All-llahut: “…tė mos i zbulojnė stolitė (zinetin) e tyre, pos asaj qė duket…”, se ėshtė pėr qėllim fytyra dhe duart, nė vet ajetin ka shenjė qė tė tregon se kjo fjalė nuk ėshtė e saktė. Ajo shenjė ėshtė se fjala “zinet” (stoli) nė gjuhėn arabe pėrdoret pėr atė me tė cilėn zbukurohet gruaja, qė nuk ėshtė nga esenca e fizionomisė sė saj siē janė ari dhe tė tjera. Pra, komentimi i fjalės “zinet” se ėshtė pėr qėllim fytyra dhe duart ėshtė nė kundėrshtim me kėtė rregull, dhe nuk lejohet tė komentohet kėshtu pėrderisa nuk ka ndonjė argument qė aludon se duhet tė komentohet ashtu… . Ndėrsa mėnyra e dytė ėshtė kjo: Pėrdorimi i fjalės “zinet” ėshtė i shumtė nė Kur’an, fjalė me tė cilėn ėshtė pėr qėllim stolimi i jashtėm i njė gjėje, e assesi nuk ėshtė pėr qėllim ndonjė pjesė e asaj gjėje. Sikur qė ėshtė nė fjalėt e All-llahut -subhanehu ue teala- “O bijtė e Ademit, merreni zinetin pėr ēdo namaz” d.m.th. vishuni bukur. (el-A’raf 31); “Thuaj: Kush i ndaloi zinetet (bukuritė) dhe ushqimet e mira qė All-llahu i krijoi pėr robėt e Vet” (el-A’raf 32); “Gjithēka qė ėshtė mbi Tokė, Ne e bėmė stoli tė saj” (el-Kehf 7); “Dhe ēdo gjė qė u ėshtė dhėnė juve ėshtė kėnaqėsi dhe stoli (zinet) e kėsaj bote…” (el-Kasas 60); Vėrtetė, Ne e kemi stolisur qiellin mė tė afėrt mė bukurinė (zinetin) e yjeve” (es-Saffat 6); “Edhe kuajt, (i krijoi) mushkat edhe gomejt, pėr t’ju hipur atyre dhe stoli (zinet)” (en-Nahėl 8); “E ai (Karuni) doli para popullit tė vet me stolinė (zinetin) e vet” (el-Kasas 79); “Pasuria dhe fėmijtė janė stoli (zinet) e kėsaj bote” (el-Kehf 46); “…se jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėmse lojė, kalim kohe nė argėtim, stoli (zinet)…” (Hadid 20); “Tha: Koha e caktuar le tė jetė dita e stolisė-zinetit (festės)…” (Taha 59); “…porn e ishim ngarkuar me barrė tė rėnda nga stolitė (zinetet) e popullit…” (Taha 87); dhe: “Edhe le tė mos i pėrplasin kėmbėt e tyre pėr tė zbuluar diē nga stolitė (zinetet) e tyre”. Me fjalėn “zinet” nė tė gjitha kėto ajete ėshtė pėr ajo mė tė cilėn stoliset apo zbukurohet diēka, e ky stolim dhe zbukurim nuk ėshtė nga esenca e asaj gjėje, por ėshtė i pėrfituar, siē je duke e parė edhe ti…”. Deri kėtu me fjalėn e dijetarit Muhammed Emin esh-Shenkiti rahimehull-llah.

 

Lidhur me kėtė ajet mirė ėshtė tė pėrmendim edhe fjalėn e Abdull-llah ibėn Mes’udit radijall-llahu anhu, i cili thotė: “Nė kėtė ajet ėshtė pėr qėllim vetė mbulesa e gruas”. Ngase edhe vetė mbulesa ėshtė stoli nė vete, por ajo nuk ka mundėsi qė tė fshihet, mu edhe pėr kėtė All-llahu -azze ue xhel-le- e ka pėrmendur. Vall-llahu a’lem.

 

Argumenti i pestė: Transmeton Tirmidhiu nga Muhammed ibėn Beshshar, ky nga Amėr ibėn Asim nga Hammami ky nga Katade nga Meuriku nga Ebul Ahves nga Abdull-llahi se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thėhė: "Gruaja ėshtė avret, e kur tė dalė nga shtėpia, atė e udhėheq shejtani". Tirmidhiu thotė se hadithi ėshtė hasen, por Muhammed Nasiruddin elAlbani rahimehull-llah nė librin "Iruaul Galil" thotė se hadithi ėshtė sahih.

 

Ky hadith na tregon se gruaja e tėra ėshtė avret, e dihet se avreti duhet tė mbulohet.

 

Argumenti i gjashtė: Transmeton Tirmidhiu rahimehull-llah nga Suvejdi nga Abdull-llahi nga Junus ibėn Jezidi nga Ibni Shihabi nga Nebhani, shėrbėtori i Ummi Selemes radijall-llahu anha (gruas sė Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) i cili thotė se Ummu Seleme radijall-llahu anha i ka treguar se ajo dhe Mejmuneja radijall-llahu anhuma kanė qenė te Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe duke ndejtur aty, papritmas erdhi Ibėn Ummi Mektumi radijall-llahu anhu dhe hyri brenda (kjo ndodhi ishte pas urdhėrit tė mbulesės) nė atė moment Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem tha: "Mbulohuni prej tij" Thashė: Ja Resulull-llah, po ai ėshtė i verbėr, nuk na sheh dhe nuk na njeh. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem tha: "Po ju a tė verbėrta jeni, a nuk po e shihni atė?!!". Tirmidhiu rahimehull-llah thotė se hadithi ėshtė hasen sahih. Mirėpo Shejh Albani rahimehull-llah kėtė hadith e ka bėrė daif, pėr shkak se nė senedin e kėtij hadithi gjindet Nebhani, e ai ėshtė i panjohur (mexhhul). Nė shkencėn e Hadithit dihet mirė se kur nė njė sened (zinxhir transmetimi) gjindet dikush i panjohur, pėr atė hadith thuhet se ėshtė daif. Mirėpo, pėr Nebhanin rahimehull-llah askush prej ulemave tė hershėm tė hadithit nuk ka thėnė se ai ėshtė i panjohur, bile disa prej tyre kanė thėnė se ai ėshtė thikah (i plotėbesueshėm), pėrveē Ibėn Hazmit rahimehull-llah i cili ka thėnė se ėshtė mexhhul, e nė kėtė e ka pasuar edhe Imam Albani rahimehull-llah dhe ka thėnė tė njėjtėn gjė pėr Nebhanin rahimehull-llah sikur qė ka thėnė edhe Ibėn Hazmi.E, Ibėn Hazmi nuk ka pasur kurrfarė tė drejte nė kėtė ngase Nebhani ėshtė prej tabiinėve e Ibėn Hazmi ėshtė prej gjeneratave tė vona. E nė ēka ėshtė mbėshtetur Ibėn Hazmi kur ka thėnė se Nebhani ėshtė i panjohur?! Sidoqoftė, edhe ibėn Hazmi edhe Imam Albani rahimehumall-llah kanė hulumtuar pėr kėtė mesele dhe All-llahu do t'i shpėrblejė pėr hulumtimin e tyre in sha All-llah, por kjo nuk do tė thotė se ata nuk gabojnė.

 

Sa i pėrket hadithit, nuk ka nevojė pėr shumė koment ngase ai qartė tregon se gruaja patjetėr duhet tė mbulohet para tė huajve, e nė mbulesė kemi pėr qėllim edhe fytyrėn dhe duart.

 

Argumenti i shtatė: Transmetohet nga Aisheja radijall-llahu anha se ka thėnė: "Kur ishim muhrime (nė kohėn e haxhit) kishte njerėz tė cilėt kalonin pranė neve, e nė atė moment ne i lėshonim xhilbabet tona prej kokės dhe e mbulonim edhe fytyrėn, e kur largoheshin ata, pėrsėri i zbulonim (fytyrat)" Kėtė e transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi, Ibėn Maxheh, Darekutniu dhe Bejhekiu.

 

Nė kėtė hadith Aisheja radijall-llahu anha na tregon njė gjė shumė tė rėndėsishme. Ne e dijmė se gruaja kur ėshtė muhrime (nė haxh) e ka obligim qė ta zbulojė fytyrėn, dhe gratė e sahabėve kur kanė qenė muhrime i kanė pasur fytyrat e zbuluara, mirėpo nė rast se ka kaluar dikush prej burrave qė nuk ka te drejtė t’i shikojė ato, atėherė menjėherė i kanė mbuluar. Kėtu po e shohim qartė se fytyra a gruas duhet tė mbulohet patjetėr.

 

Argumenti i tetė: Esma' bintu Ebi Bekėr radijall-llahu anhuma ka thėnė: "Ne i mbulonim fytyrat tona prej burrave tė huaj dhe kriheshim para se tė bėhemi muhrime". Transmeton Ibėn Huzejme dhe Hakimi i cili thotė se hadithi ėshtė sahih sipas kushteve tė Buhariut dhe Muslimit.

 

Argumenti i nėntė: Thotė Aisheja radijall-llahu anha kur e tregon rastin me mixhėn e saj prej gjirit –Eflah vėllai i Ebul Kajsit- se kur ka ardhur qė ta vizitojė Aishen radijall-llahu anha, ajo nuk ia ka hapur derėn (duke menduar se e ka tė ndaluar tė duket para atij) derisa ia ka hapur derėn Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe i lejoi qė tė hyjė brenda ngase ai ėshtė mixha i saj prej gjiri. (Muttefekun alejhi.)

 

Argumenti i dhjetė: Tregon Ukbe ibėn Amir radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė: "Keni kujdes nga hyrja te gratė, e njėri prej Ensarėve tha: Po kunati?! Tha: Kunati sikurse vdekja" (Muttefekun alejhi)

 

Nė hadithin e fundit Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem po na e tėrheq vėrejtjen nga hyrja te gratė, edhe po e shohim se si i ėshtė pėrgjigjur sahabiut kur e ka pyetur pėr kunatin. Pra, qenka haram tė shihesh me kunatėn e ku mė tė pėrshėndeturit pėr dore, qė te ne ėshtė e pėrhapur me tė madhe. E kjo padyshim se ėshtė nė kundėrshtim me sheriatin qė e ka zbritur All-llahu subhanehu ue teala dhe qė ne e kemi pranuar tė njėjtin. Mendoj se nuk ka njeri musliman tė menēur i cili mundohet tė argumentojė se ka tė drejtė kunati tė pėrshėndet kunatėn e tij pėr dore, por ka mundėsi qė dikush tė mundohet tė argumentojė se fytyra dhe duart e gruas nuk janė avret dhe nuk e ka obligim qė t'i mbulojė ato. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotė: "Gruaja ėshtė avret, e kur tė del prej shtėpisė, atė e udhėheq shejtani". Sidoqoftė, ne nuk dėshirojmė tė zgjerohemi shumė ne kėtė shkrim modest, por mund tė tregojmė se tė gjitha argumentet e tyre nuk shpėtojnė prej kėtyre tri gjendjeve:

 

1. Argumenti i tyre ose ėshtė sahih dhe i qartė por, ėshtė mensuh (i deroguar me ajetet e hixhabit) sikurse rasti me Zejneben radijall-llahu anha (bija e Resulull-llahut) e cila nė Mina' e ka pasur qafėn e zbuluar ku nėnkuptohet se edhe fytyrėn e ka pasur tė zbuluar. E Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e ka urdhėruar qė tė mbulojė qafėn e jo edhe fytyrėn. Por ky rast ka qenė ende para shpalljes sė ajeteve tė hixhabit, e ata qė kanė argumentuar me kėtė kanė menduar se kjo ka qenė nė Haxhin Lamtumirės.

 

2. Ose ėshtė sahih, mirėpo nuk ėshtė i qartė. Kėshtuqė me kėsisoj argumente nuk mundemi qė t'i hedhim poshtė argumentet qė janė tė vėrteta dhe tė qarta. Te dijetarėt e mėdhenj ėshtė i njohur rregulli se argumentet e tilla (qė quhen muteshabih) kuptohen sipas argumenteve te qarta (qė quhen muhkem). Sikurse argumentimi me ajetin: "…dhe tė mos i zbulojnė stolitė e tyre pos asaj qė duket…"; dikush prej ulemave kėtu mund tė thotė se qėllimi i fjalės "pos asaj qė duket" ėshtė fytyra dhe duart, e tjetri mund tė thotė se qėllimi ėshtė vet veshja (mbulesa) apo qėllimi ėshtė pėr atė qė mund tė duket rastėsisht ose pėr nevojė tė patjetėrsueshme. Pra, me kėtė argument nuk mund tė mohojmė argumentimin me ajetet dhe hadithet qė janė plotėsisht tė qarta, sikurse ajeti: "Thuaju bashkėshorteve tua, bijave tua dhe bashkėshorteve tė besimtarėve tė lėshojnė ferexhen (mbulesėn-xhilbabin) e tyre mbi gjithė trupin e tyre". Apo hadithi: "Ne i mbulonim fytyrat tona prej burrave tė huaj dhe kriheshim para se tė bėhemi muhrime".

 

3. Ose ėshtė i qartė mirėpo nuk ėshtė i vėrtetė (sahih). Me kėsisoj argumenti nuk argumentohet e ku mė tė kundėrshtohen argumentet e vėrteta dhe tė qarta.

 

Mendoj se kėto argumente mjaftojnė sa pėr tė treguar se gruaja muslimane e ka obligim hixhabin (mbulesėn Islame) dhe me tė ta mbulojė tėrė trupin e saj, duke e mbuluar edhe fytyrėn dhe duart.

 

Vėllezėr dhe motra! Ky ėshtė sheriati qė All-llahu subhanehu ue teala na ka urdhėruar ta praktikojmė dhe neve nuk na vjen aspak turp qė ta tregojmė hakun, edhepse ndonjė musliman ose ndoshta edhe ndonjė hoxhė mund tė thotė se kjo ėshtė prapambeturi dhe padrejtėsi ndaj gruas. Por, unė jam i bindur se ky njeri edhepse ndoshta jetėn mė tė mirė tė tij e ka kaluar duke kėrkuar dituri, ky ende nuk ka kuptuar gjė prej Islamit. Te ky mė sė tepėrmi kanė ndikuar traditat e popullit dhe thirrjet e ndryshme tė kafirave sesa fjalėt e All-llahut subhanehu ue teala dhe tė Tė Dėrguarit tė Tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Kjo ka ndodhur ngase ata janė turpėruar para botės kafire qė tė tregojnė tė vėrtetėn pėr Islamin. Kanė dashur qė t'i japin "tė drejta" gruas mė shumė se sa i ka dhėnė All-llahu subhanehu ue teala. All-llahu na mbroftė prej kėtyre mendimeve.

 

Pas kėsaj mund tė thotė dikush se kjo nuk mund tė praktikohet assesi. Unė i them atij se kjo mund tė praktikohet me vėshtirėsi nė fillim e jo "assesi". Sepse All-llahu subhanehu ue teala nuk e ngarkon robin e Tij sa nuk mundet. Nėse pak i kthehemi historisė, do tė shohim se tė gjitha gjyshet tona kanė mbajtur xhilbab (ferexhe), mirėpo kur kafirat e pushtetit Jugosllav, nė krye me Titon All-llahu e mallkoftė, kanė urdhėruar qė gratė muslimane t'i heqin mbulesat islame, shumė prej grave muslimane kanė qarė me zė tė lartė, shumė prej muslimanėve kanė bėrė hixhret nėpėr vende ku kanė menduar se do tė munden ta praktikojnė Islamin ashtu siē do All-llahu dhe shumė hoxhallarė tė sinqertė kanė qėndruar me vite tė tėra nėpėr burgjet e kafirave dhe nuk kanė pranuar qė tė japin fetva se gruaja muslimane ka tė drejtė ta heqė ferexhenė.

 

Poashtu edhe si problem pėr praktikimin e kėsaj gjėje disa e paraqesin edhe atė se kjo tė pengon nė thirrjen e tė tjerėve nė Islam. Mirėpo nė kėtė nuk ka asgjė tė vėrtetė, sepse All-llahu -subhanehu ue teala- ėshtė vigjilent pėr atė qė urdhėron, ashtuqė nuk ka mundėsi tė urdhėron nė diēka, e ky urdhėr tė vijė nė kundėrshtim me praktikimin e njė urdhėri tjetėr. Mirėpo nėse has nė probleme duhet tė dihet se kėshtu ėshtė natyra e kėtij sheriati, dhe muslimani duhet tė adoptohet nė kėtė, e padyshim se All-llahu -subhanehu ue teala- do t’u ndihmojė muslimanėve tė sinqertė.

 

Kemi dėshirė qė t'i tregojmė motrės tonė tė dashur se ajo nė Islam ka pozitė tė lartė, duhet tė bindet se praktikimi i Sheriatit ėshtė i vetmi shpėtim pėr tė nė veēanti e mė vonė edhe pėr gjithė ummetin nė pėrgjithėsi. Ajo duhet tė jetė e kėnaqur pėr atė vlerė qė ia ka dhėnė All-llahu subhanehu ue teala nė shoqėrinė Islame, dhe tė ketė kujdes nga thirrjet e kota antiislame. Duhet tė sakrifikojė ēdo gjė pėr All-llahun subhanehu ue teala, nėse ka nevojė edhe jetėn e saj. E nėse ndonjėra prej motrave ka dyshim pėr disa gjėra, sikurse tė thotė: unė kam kaluar jetėn time mė tė mirė nė mėsime dhe kam qenė e shkėlqyeshme ēdo herė, dhe nėse unė bėhem ashtu si thotė Sheriati, atėherė gjithė ajo pėr tė cilėn jam munduar kohė tė gjatė nuk paska kurrfarė vlere. Ne i themi kėsaj motreje tė dashur e cila ka dėshmuar se All-llahu subhanehu ue teala dhe I Dėrguari i Tij janė mė tė dashur se ēdo gjė: Mos u pikėllo motėr e dashur, nuk ėshtė ashtu si mendon ti. Dihet se ēdo gjė, pėr tu praktikuar duhet sė pari t'i plotėsojė kushtet e veta. Sikurse, pėr tė falur namazin, patjetėr duhet tė marrish abdest. E njėjta gjė ėshtė edhe pėr shkollimin e femrės, punėsimin e saj apo inkuadrimin e saj nė ndonjė sferė tjetėr pune. Kusht pėr tė gjitha kėto ėshtė qė ato mos tė kenė kurrfarė kontakti me burrat e huaj. Nėse ky kusht nuk plotėsohet atėherė e gjithė ajo ėshtė e ndaluar. Oj motėr, kėshtu ėshtė ligji i All-llahut subhanehu ue teala, andaj mos dysho nė tė, dhe hiqju dyshimeve tė shejtanit. Oj motėr, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tė cilin ti e ke pranuar si pejgamber ka thėnė: "Kush largohet prej diēkaje pėr hirė tė All-llahut, All-llahu ia zėvendėson me diēka mė tė mirė". Andaj, nėse ti largohesh prej ndonjė pune vetėm pėr hirė tė All-llahut subhanehu ue teala, bėhu e sigurt se nėse All-llahu subhanehu ue teala nuk ta zėvendėson me diēka mė tė mirė nė kėtė dunja, do ta zėvendėsojė me diēka shumė tė shtrenjtė nė Ahiret, tė jesh e bindur se ai ėshtė xhenneti qė All-llahu subhanehu ue teala e ka krijuar pėr ata qė e respektojnė mu ashtu si ti. Prandaj, mos u pikėllo oj motėr dhe mos dysho nė praktikimin e ligjeve tė Krijuesit tėnd. Duhet tė mos harrosh asnjėherė se pėr ēdo gjė All-llahu ėshtė I Vetmi qė ndihmon, andaj kėrko ndihmė, forcė dhe iman tė fortė prej Tij pandėrprerė. Duhet tė gjithė tė kemi kujdes shumė prej postierėve tė shejtanit, e ata janė aq shumė saqė shpeshherė nuk mund t'i vėresh. Ata mund tė jenė kafira dhe mushrikė, bidatxhinj dhe munafika, bile mund tė jenė edhe musliman tė mirė te tė cilėt kanė filluar tė ndikojnė thirrjet antiislame. Ata e kanė njė detyrė, ti largojnė njerėzit nga adhurimi i All-llahut subhanehu ue teala, dhe e kanė kuptuar se nuk munden qė t'i largojnė nga ky adhurim shumė shpejt, por hap pas hapi, edhe nėse njė hap zgjatė kohė tė gjatė. Kur jemi ndonjėherė sė bashku me kėsisoj njerėz, e kemi pėr borxh qė mos t'i lejojmė qė t'i lexojnė letrat e shejtanit para neve, e nėse nuk kemi mundėsi qė ta bėjmė kėtė atėherė duhet tė largohemi automatikisht nga ai mexhlis. All-llahu na ndihmoftė.

 

Pastaj, o muslimanė! Ne duhet ta dimė se Xhenneti ėshtė i rrethuar me vėshtirėsi dhe nuk fitohet lehtė. Nėse mendojmė vetėm pak se sa mundime ka pasur Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, njeriu pa mėkate, njeriu mė i dashur tek All-llahu subhanehu ue teala dhe Pejgamberi i fundit, do tė na kishte mjaftuar si kėshillė dhe do tė ishte kurajo pėr neve qė ta praktikojmė sa mė tepėr Islamin. Edhe njė gjė duhet tė dimė: secila vepėr qė ka mė shumė vėshtirėsi ka edhe mė shumė sevape.

 

O Zoti ynė, Ti je Ndihmėsi ynė dhe Falėsi ynė. Na ndihmo nė praktikimin e urdhrave Tua dhe na bėn muslimanė tė sinqertė. Na i fal gabimet tona dhe na e dhuro Xhennetin mė tė lartė, Xhennetin Firdeus. Na bashko nė Xhennet sė bashku me Pejgamberėt, me tė sinqertit, me shehidat dhe me gjithė njerėzit e mirė. Amin

 

 

Omer Berisha

 

Medine, v.1422 hixhri

 

 

Literatura e konsultuar:

 

Kur'ani Famėlartė

 

Hirasetul-fadhijleh -Bekėr Ebu Zejd

 

Ref'ul xhunneh emame xhilbabil mer'etil muslimeh –Ebu Muhammed AbdulKadir ibni Habibil-lah es-Sindij

 

pregaditi: muxhahidi