Home
Video per Motrat Musilmane
Grat ne Kur`an
Leter Motres dhe Nenes Muslimane
Foto Islame
Mbulesa Islame
Pse Mbulesa
Mbulesa Mbrojtje e Femres
Kushtet e Hixhabit
Pse ajo nuk deshiron te mbaj Hixhabin
Gruaja jote eshte e gjithe bota per ty
Keshilla Te Vogla Per Motrat Muslimane
Gruaja dhe Familja
Femra ne Perendim
Studentja dhe Profesoreshja
Dita e Kijametit

Mbulesa - mbrojtje e femrės

 

 

 

All-llahu i Lartėsuar duke iu drejtuar Profetit s.a.v.s. nė suren Ahzab, ajeti 59 thotė:

 

“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le t'i vėnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues.”

 

Nga ky ajet kuptojmė obligimin qė kemi ne si besimtare kundrejt mbulesės. Ashtu si ēdo obligim tjetėr, edhe mbulesa ėshtė e shoqėruar me urtėsi. All-llahu i Madhėruar ėshtė Ai, i Pėrsosuri qė ēdo gjė e bėri me maturi. Dhe prej urtėsisė sė Tij ėshtė edhe fakti i mbulesės pėr femrėn. Vetėm pot ė hedhim njė vėshtrim tė shpejtė mbi gjendjen aktuale tė ditėve tė sotit, pa hyrė nė detaje, vėsgtrimi ynė do tė kthehet i turpėruar nga kjo gjendje dhe do tė niehej krenar pėr kėtė obligim.

Pėr ēdo ditė vėrehet se shtohen krimet nė familje, divorce nė mes bashkėshortėve pėr ēėshtje imoraliteti. Vetė jemi dėshmitarė tė pasojėve tė kėqija qė po lė lakuriqėsia e femrės. Tė rralla janė ato familjė qė poi  rezistojnė kėtij fenomeni. E ēfarė shoqėrie ėshtė kjo?

Ku ėshtė xhelozia, kur prindi shikon vajzėn e vet tė veshur nė mėnyrė skandaloze, duke zhveshur edhe cilėsinė mė tė natyrshme qė njeriu trashėgon qė nė fėmijėri, pra turpin?

Ku i shkoi xhelozia atyre vėllezėrve qė i shohin motrat e tyre duke reklamuar bukurinė e tyre para burrave tė huaj, duke u nxitur epshet e kėtyre tė fundit?

A thua lidhja e gjakut nuk ekziston mė? Pse e gjithė kjo ftohtėsi mes vėllaut dhe motrės?

Kjo nuk ėstė asgjė tjetėr veēse materializmi qė po na hyn nė gjak dhe ėshtė duke na zhveshur nga ēdo ndjenjė tjetėr fisnikė.

Kėtė e vėrteton edhe fjala e Profetit kur thotė: “U shkatėrrua rob ii dinarit dhe i derhemit”

Dhe nė fund ku ėshtė xhelozia e burrave ndaj grave tė tyre, e cila ėshtė pjellė e dashurisė mes tyre?...

Athua ,nuk ka mė dashuri mes tyre?...

Nuk ka se kur burrat shikojnė gratė e tyre tė veshura e tė reklamura para burrave tė huaj duke shfaqur bukuritė dhe kjo nuk i bėn mė asnjė pėrshtypje. All-llahu na ruajt nga ky indiferentizėm dhe nga kjo pakujdesi ndaj frikės kundėr All-llahut! E cilat janė pasojat e kėtij  indiferentizmi,ndaj kėsaj lakuriqėsie qė po pėrfshin ēdo familje?

Divorcet e shumta, familje tė cilat pėr ēdo ditė vie deri te ndarja e tyre. Edhe atyre qė jetojnė sė bashku u ėshtė larguar dashuria e pastėr.

Ka amoralitet nė masė, qoftė nė mes beqarėve, qoftė nė mes tė martuarve dhe pėrhapjė tė prostitucionit dhe drogės. E si tė mos pėrhapen kėto kur ēdo gjė i stimulon: ambienti me tė cilin jemi rrethuar, mediat, revistat e ndryshme, emisionet televizive ku paraqitet lakuriqėsia e femrės.

 

Mjafton kjo pėr tė kuptuar menēurinė e All-llahut nė obligimin e mbulesės.

 

Tė kalojmė tani tek argumentet tjera qė kanė tė bėjnė me kėtė temė.

Pėrpos sures Ahzab, qėshtja e mbulesės trajtohet edhe nė suren Nur, nė ajetin 31, ku All-llahu ka thėnė:

 

“Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė venė shamitė mbi kraharorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, babajve tė vet ose babave tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmendėn) dhe robėreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbėtorėve nga meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femrat ose fėmijėt qė nuk e kanė arritur pjekurinė pėr gra. Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr ta zbuluar fshehtėsinė nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim.”

 

Nga hadithet e Profetit mund tė pėrmendim hadithin e mėposhtėm.

“Gruaja ėshtė auret (e ndaluar pėr t’u parė).”

 

Praktika e grave tė sahabėve kur zbritėn ajetet e hixhabit

 

Nga historia islame pėrmendet se mė tė zbritur ajetet e hixhabit, gratė e sahabėve nuk pritėn derisa tė qepnin hixhabet, por grisėn ēarēafet e tyre pėr tė vėnė nė jetė urdhėrin e Krijuesit.

Dėshmi tjetėr e dėvotshėmrisė sė tyre ėshtė edhe historia e nėnės sė besimtarėve, Aishes. Ajo tregon se kur vdiē Profeti dhe Ebu Bekri nė dhomėn e saj, ajo vazhdonte tė hynte nė tė si mė parė, sepse ishte burri me babain e saj, por kur vdiē Umeri dhe u varros po aty me ata tė dy, ajo nuk hynte mė nė tė pos duke qenė e mbuluar (nga turpi qė kishte ndaj Umerit, edhe pse ai nuk ishte gjallė).

Historia tjetėr ėshtė ajo e Fatimes, vajzės sė Profetit, e cila njė ditė i ėshtė ankuar gruas sė Ebu Bekrit, Esam bin Unejsit, duke thėnė “O Esma kam njė siklet qė po mė mundon shumė” ajo i thotė: “Cili ėshtė ky hall qė po tė mundon?” Thotė Fatimja: ”A i ke parė gratė kur vdesin dhe qefinosen, u duken format e trupi? Si tė veproj unė kur tė mė vijė vdekja?”

Subhanallah! Fatimja All-llahu qoftė i kėnaqur me tė , i ėshtė frikėsuar zbulimit tė formave tė trupit tė femrės nė momentin e vdekjes, kur llogaria ėshtė ngritur tek All-llahu, ndėrsa ne sot nuk preokupohemi pėr kėtė gjė pėr sa kohė qė jemi ende gjallė…

Kanė rėnė nė konsėnsus tė gjithė dijetarėt se hixhabi ėshtė farz, siē ėshtė farz namazi, agjėrimi, etj. Pėr kėtė kan marrė si shkas, pėrveē ajeteve kur’anore qė i cekėm mė parė, edhe hadithin e mėposhtėm.

Transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

“Kush prej grave fal vetėm pesė vaktet e saj, pa shtuar gjė prej nafileve, agjėron muajin e saj, pa shtuar gjė prej nafileve, mbulon trupin e saj (vesh hixhab) dhe i bindet burrit tė saj (nė atė gjė qė ai e meriton), do tė hyjė nga cila derė e xhenetit qė ajo dėshiron.”

 

Kushtet e mbulesės nė Islam

 

Mbulesa duhet tė jetė e plotė, qė tė mbulojė ēdo pjesė tė trupit, duke filluar nga koka e deri te kėmbėt, pėrveē fytyrės dhe duarve.

Ajo duhet tė jetė e trashė dhe jo e tejdukshme, qė tė mos duket se ēfarė ka brenda.

Duhet tė jetė e gjėrė dhe jo e ngushtė, qė tė mos duken format e trupit.

Tė mos jetė me ngjyra tė ndezura dhe me lule, qė tė tėrheqė vėmendjen e burrave (tė jetė me ngjyra serioze).

Tė mos i ngjajė veshjes sė burrave (duke pasur kėtu parasysh hadithin e Pejgamberit s.a.v.s., kur thotė se All-llahu i ka mallkuar ato gra qė u pėrngjajnė burrave dhe burrat qė i pėrngjajnė grave)

Mbulesa nuk duhet t’i ngjajė veshjes sė mosbesimtarėve, duke pasur parasysh hadithin e Pejgamberit s.a.v.s. “Kush i pėrngjan njė populi, ai ėshtė prej tij.”

Mbulesa nuk duhet tė ketė pėr qėllim afirmim nė popull. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Kush vesh veshje pėr t’uafirmuar nė dynja, All-llahu e mposhtė nė Ditėn e Kijametit e pastaj e fut nė zjarrin e Xhehennemit.”

Mbulesa tė mos jetė e parfumosur. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Ajo grua qė ėshtė parfumosur dhe kalon pranė burrave tė huaj, qė ta nuhasin erėn e saj, ajo ėshtė imorale.”

 

Kėto pra ishin tetė kushtet e mbulesės.

 

 

Lusim All-llahun qė tė na bėjė prej atyre qė e dėgjojnė Fjalėn e Tij dhe respektojnė atė, e tė mos na bėjė prej atyre qė nuk i kiptojnė mirėsitė dhe urtėsinė e urdhėrave dhe obligimeve tė Tij.

 

 

 

 

Pregaditi: muxhahidi

 

16.02.2005 www.riniaislame.com

Enter content here

Enter supporting content here