Home
Video per Motrat Musilmane
Grat ne Kur`an
Leter Motres dhe Nenes Muslimane
Foto Islame
Mbulesa Islame
Pse Mbulesa
Mbulesa Mbrojtje e Femres
Kushtet e Hixhabit
Pse ajo nuk deshiron te mbaj Hixhabin
Gruaja jote eshte e gjithe bota per ty
Keshilla Te Vogla Per Motrat Muslimane
Gruaja dhe Familja
Femra ne Perendim
Studentja dhe Profesoreshja
Dita e Kijametit

GRATĖ NĖ KUR'AN
Muhammed IKBALL

Gratė nė histori

Studimi i historisė sė civilizimit tė njeriut tregon se rrallė gruas i ėshtė dhėnė pozita e drejtė nė shoqėri. Shumė filozofė, dijetarė dhe mėndimtarė nė periudha tė ndryshme tė historisė kanė dhėnė mėndime tė ndryshme pėr gruan. Nganjėherė ajo ėshtė konsideruar si burimi i tė gjitha tė kėqijave e nganjėherė ajo ėshtė adhuruar si perėndesha e pjellurisė. Midis kėtyre dy mendimeve ekstreme gruaja nė tė vėrtetė ka humbur pozitėn natyrore tė saj.

Civilizimi Grek

Civilizimi Grek konsiderohet si njė ndėr civilizimet mė fisnike nė histori. Nė periudhėn e hershme tė kėtij civilizimi gruaja konsiderohej si krijesė jo njerėzore, inferiore ndaj burrit. Filozofėt Grek si Sokrati, Plato, Aristoteli, Herodoti dhe tė tjerė e konsideronin gruan tė aftė vetėm pėr tė kryer punėt shtėpiake. 

Plato i sjell nė njė kategori "fėmijėt, gratė dhe shėrbėtorėt". Gruaja ėshtė mbyllur nė shtėpinė e sajė me virgjėrinė e saj si thesar i ruajtur me xhelozi. Dhomat e mashkullit dhe tė femrės nė shtėpi ishin tė ndaranga njėra tjetra.

Atėherė erdhi periudha e ēoroditjes dhe e lirisė sė tepruar nė Spartė shtet-qyteti i famshėm i Greqisė. Spartakėt donin qytetarė tė fortė dhe trima. Pėr kėtė ata lanė burrat dhe gratė tė lirė nga tė gjitha ndalesat morale qė mė pas tė sjellin fėmijė tė shėndetshėm. Meqė e mira supreme e shtetit ishte "prodhimi i fėmijėve tė shėndetshėm" nuk kishte asgjė jomorale nė mardhėnjet midis njerėzve jashtė lidhjeve martesore, ēdo herė dėshmohej qė burrat dhe gratė tė cilėt plotėsonin kėnaqėsitė e tyre ishin nė nivel tė latrė tė shėndetit fizik.. kjo dashuri e lirė ishte e pakundėrshtuar dhe jo e turpshme ndėrsa beqaria ishte mėkat dhe krim.

Nė periudhėn e mėvonshme plotėsimi i nevojave tė trupit filloi tė njihej si art dhe estetikė. Kjo ndikoi nė mėnyrė direkte nė pozicionin e gruas nė shoqėrinė Greke.

Civilizimi Romak

Nė fazėn e hershme tė kėtij civilizimi gjejmė gruan krejtėsisht tė mvarur nga burri. Para matresės ajo ishte nėn autoritetin dhe mbikqyrjen e babait dhe mbas martesės tė burrit tė saj. "E kėtillė, ajo nuk mundte tė bėnte asnjė punė publike ose civile, ajo nuk mund tė merrej si dėshmitare, tė firmoste testament, nuk mund tė bėnte kontratė dhe nuk trashegonte pasuri nga askush."

Gradualisht, megjithatė, me kalimin e kohės gruaja filloi tė fitoj pozitė mė tė mirė nė shoqėri. Edhepse burri ishte kryetari i familjės autoriteti i tij ndaj saj u dobėsua shumė. Me zhvillimet e mėtejshme nė civilizim gruaja romake u bė ekonomikisht e pavarur dhe arriti pozitė tė lartė nė pushtet dhe sistemin legal. Divorci u bė mė i lehtė dhe martesa mund tė prishej lehtė. Burrėshteti dhe filozofi i njohur Romak Seneka ka thėnė: "Tani nė Romė divorci nuk konsiderohet turp. Gratė llogarisin moshėn e tyre me numrin e burrave qė ato kanė patur." Kodo e konsideronte delikuencėn e tė rinjėve tė justifikuar.ciceroni gjithashtu pėlqente mospėrfilljen morale tek tė rinjtė.

Kur kontrolli i moralit nė publik humbi, vėrshoi shthurja dhe, imoraliteti seksual shpėrtheu nė Romė. Teatret u bėnė skemė tė ēoroditjes. Shtėpitė ishin tė zbukuruara me vizatime lakuriqe dhe imorale. Prostitucioni u bė diēka e zakonshme. Gratė dhe burrat laheshin bashkė nė banjot publike. Letersia pėrmbante tema jomodeste dhe amorale. Tė gjitha kėto ēuan nė rėnien dhe dėshtimin e Pėrandorisė Romake.

Evropa e Krishterė

Krishtėrimi filloi me vendosjėn e mėsimeve morale tek njerėzit. Ai ndalonte tradhėtinė bashkėshortore. Gratė ishin tė lavdėruara pėr dėlirėsinė e tyre. Krishtėrimi i hershėm kishte pėr qėllim pastėrtinė e moralit tė dy palėve, femrave dhe meshkujve dhe pėr kėtė martesa konsiderohej institucion i domosdoshėm social. Po shpejtė kėto mėsime tė shenjta u ndryshuan. Kleri shikonte femrėn si tė keqe dhe pėrgjegjėse pėr mekatin e parė tė njeriut.

Prifti Tertulian (A.D. 150) ka thenė pėr femrat:

"A e dini se secila nga ju ėshtė njė Evė, gjykimi i gjinisė suaj nga Zoti bėhet nė kėtė kohė, faji ekziston gjithashtu, ju jeni dera e shejtanit, ju jeni qė veproi lirshėm me pemėn, desertori i parė i ligjit tė shenjtė. Ju jeni ajo e cila ja mbushi mėndjėn ati mbi tė cilin shejtani nuk kishte mjaft guxim tė sulmojė. Ju shkatrruat lehtė imazhin e Zotit, Njeriun."

Njė ndėr priftėrinjtė e Kishės Greke thotė:

"Ajo ėshtė e keqe e paevitueshme, njė ligėsi e pėrjetshme, njė fatėkeqėsi tėrheqėse, rrezik shtėpiak, pafatėsi joshėse dhe zbukuruese." 

Kėto ide ndikuan dėmshėm nė statusin e gruas nė shoqėri. Ajo u bė plotėsishtė e mvaruar nga Burri. Ajo u privua nga liria e saj me pretekst pėr ta mbrojtur nga mėkati. Ajo nuk kishte tė drejtė prone as trashėgimie.

Beqaria konsiderohej e shenjtė. Martesa kuptohej vetėm si rrugėdalje e ligjeruar nga epshi.. Prishja e martesės - divorci ishte i ndaluar. Vejusha dhe vejani tė martoheshin pėrsėri ishte diēka e ndyrė dhe mekat. Kėshtu, pozita e femrės nė Krishtėrizėm ishte shumė e palakmueshme.

Arabia para Islamike

Nė arabinė para islamike konsiderohej turp pėr tė patur vajza, kėshtu tradita ishte qė ato tė vorroseshin pėr sė gjalli. Femra konsiderohej thjesht si njė lodėr pėr tu luajtur. Ishte privilegj dhe e drejta e babait tė saj, vėllait ose mbikqyrėsit ta martonte atė me kė tė donte ai. Seid Amr Ali thotė:

"Nė mesin e Arabėve pagan, femra konsiderohej thjesht plaēkė; ajo ishte pjes pėrbėrėse e pasurisė sė burrit tė saj dhe vejushat e burrit kalonin - trashėgoheshin tek djali apo djemt e tij me tė drejtė trashėgimie si ēdo pjesė tjetėr e pasurisė."

Poligamia dhe poliandria praktikoheshin nga arabėt antikė. Nuk ekzistonte ndonjė ligj konstant pėr rregullimin e martesės dhe divorcit dhe kjo krijonte komlikime serioze nė jetėn shoqėrore tė Arabėve.
Ishte nė kėtė ambient shoqėror ku i zbriti Porofetit Kur'ani i shenjtė me mesazhin qė tė gjithė njerėzit, meshkujt dhe femrat, janė krijuar nga Allahu dhe Ai nuk preferon njėrin mė shumė sesa tjetrin nė bazė tė gjinisė sė tyre.

Krijimi i Njeriut

Kur'ani i shenjtė nuk ėshtė as libėr shkence dhe as traktat i evolucioni por nė tė ne gjejmė referenca pėr periudha tė ndryshme gjatė se cilės jeta kaloi nė kėtė botė. Kėto periudha mund tė rradhitėn si mė poshtė:

1. "All-llahu ju krijoi prej dheu." (35:11)
2. Dhe (pėrkujto) kur Zoti yt engjėjve u tha: "Unė po krijoi njeriun nga balta e tharė, e zezė e me erė. (15:28)
3. Pėr All-llahun, Ne krijuam njeriun prej njė ajke (lėngu), e njė balte. (23:12)
4. Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun. (25:54)
5. "Ai ėshtė qė ju krijoi (filloi) prej njė njeriu". (6:99)
6. "Ai ju krijoi juve prej njė njeriu, mandej prej tij e krijoi palėn (ēiftin) e tij." (39:6)
7. "Dhe Ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje (mashkull e femėr) qė ju tė pėrkujtoni (madhėshtnė e Zotit)." (51:49)
8. "Dhe Ne u krijuam juve nė ēifte." (78:8)
9. "O ju njerėz, vėrtetė Ne ju krijuam ju prej njė mashkulli dhe njė femre." (49:13)
10. "Ai ėshtė krijues i qiejve e i tokės. Ai nga lloji juaj krijoi pėr ju bashkėshorte, edhe nga kafshėt krijoi ēifte, ashtu qė t'ju shumojė." (42:11)
11. "All-llahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė loji juaj, e prej bashkėshorteve tuaja - fėmijė e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) tė mira." (16:72)
12. "Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje te ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė." (30:21)
13. "Ne e krijuam atė prej njė pike uji (fare)." (36:77)
14. "Le tė shikojė njeriu se prej ēkahit ėshtė krijuar? Ai ėshtė krijuar prej njė uji qė hidhet fuqishėm." (86:5, 6)
15. "Pėr All-llahun, Ne krijuam njeriun prej njė ajke (lėngu), e njė balte. Pastaj atė (ajkė - baltė) e bėmė (e shėndrruam) pikė uji (farė) nė njė vend tė sigurtė. Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, dhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirt). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!" (23:12-14)
16. "All-llahu ju nxorri nga barqet e nėnave tuaja (si foshnje) qė nuk dinit asgjė. Ju pajisi me (shqisa pėr) tė dėgjuar, me tė parė dhe me zemėr, ashtu qė tė jeni falėnderues." (16:78)
17. "Dhe do t'i japė atij shpirtin qė ėshtė krijesa Imja." (15:29)
18. "Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr t'ju sprovuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė." (67:2)
19. "Ai e filloi krijimin e pastaj e pėrsėrit atė pėr t'i shpėrblyer me tė drejtė ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira." (10:4)

Ademi dhe Havaja

Rasti i shejtanit kur ngacmon Ademin dhe gruan e tij Havanė rrėfehet nė Kur'an por jo sikurse nė tregimin e rrėfyer nė Ungjill ku Eva (Havaja) ishte e para ajo qė ju dorėzua ngacmimit. Qė tė dy, Ademi dhe Havaja vepruan sėbashku,: gabuan sėbashku dhe mbasi u pėnduan u falėn sėbashku. Nuk ekzistojnė shėnime tė shenjta qė fajėsojnė femrėn pėr mėkatet e njeriut. Prindėrve tonė tė parėve u ėshtė dhuruar aftėsia pėr tė zgjedhur qė len tė kuptojė qė ata kishin mundėsi pėr tė vepruar keqė pėr ēka edhe ishin paralajmėruar. Ata e realizuan tė keqėn me gabimin e tyre, por Zoti me Mėshirėn e Tij iu siguroi atyre mundėsinė pėr ta rikthyer pozitėn qė e kishin. Allahu nuk tregoi asnjė preferencė apo dallim mes Ademit dhe gruas sė tij.

Ajete nga Kur'ani i Shenjtė pėr Ademin dhe Havanė

"(Ne i thamė) o Adem, ti dhe bashkėshortja jote zini vend nė Xhennet, hani nga tė doni, e mos iu afroni kėsaj peme, pse do tė bėheni prej zulumqarėve (tė vetvetes suaj). Shejtani i nxiti ata tė dy (i mashtroi), qė t'ua zbulojė atyre pjesėt e turpshme qė u ishin tė muluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atė pemė vetėm qė tė mos bėhi meleqė (engjėj), ose tė mos bėheni prej tė pėrjetshmėve . Dhe ju bėri be atyre (duke u thėnė) se: unė jam kėshillues pėr ju. Atėherė me mashtrim i zbriti (nė nivel tė palakmueshėm). E kur e shijuan pemėn u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan tė mbulojnė atė (duke vėnė gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemėve tė) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thėnė): "A nuk ua ndalova ju dyve atė pemė dhe a nuk ju thashė ju dyve se shejtani ėshtė armik i haptė pėr ju?!" Ata tė dy thanė: "Zoti ynė, ne i bėmė tė padrejtė vetvetes, nė qoftė se nuk na falė dhe nuk na mėshiron, ne me siguri do tė jemi prej tė shkatėrruarve!" (7: 19-23)

"Ne i thamė: "O Adem, ti dhe bashkėshortja juaj banoni nė Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah tė doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e tė bėheni zulumqarė (tė vetvetes suaj)." (2:35)

"Po djalli i bėri qė ata tė dy tė mashtrohen nė atė (pemė ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirė) qė ishin nė te, e Ne u thamė: "Zbritni (dilni), jeni armik i njėri-tjetrit, e ju deri nė njė kohė nė tokė keni vendbanim dhe dėfrim." (2:36)

"Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty qė tė gjithė, do tė jeni armiq tė njėri-tjetrit. Nėse u vjen na Unė udhėzim (libėr e pejgamber) kush i pėrmbahet udhėimit Tim, ai nuk ka pėr tė humbur (nė dunja) e as nuk ka pėr tė dėshtuar (nė etėn tjetėr)." (20:123)

Barazia e gjinive

Pozita e gruas nė tė ashtuquajturat civilizimet e mėdha tė sė kaluarės zbulon qė "gruaja nė periullėn e jetės sė sajė nuk ka patur ekzistencė tė pamvarur".Burri atė me raste e shikonte si pėrėndeshė, zakonishtė si robreshė dhe rrallė herė si dhoqe apo bashkėpunėtore. Madje edhe Evropa moderne e cila pohon se gruan e liroi krejtėsishtė nga shovinizmi i burrit, dėshtoi pėr tia dhėnė asaj rolin e drejtė nė shoqėri. ishte pėr  tė parėn herė qė Islami i dhuron tė drejta tė barabarta gruas. 

Nė Kur'anin e Madhėruar gjindet komplet njė kaptinė (Sure) pėr gruan (En-Nisa). Kėtu, nė kėtė kaptinė, Allahu qartazi zbriti doktrinėn e barazisė.

Kur'ani i madhėruar i drejtohet gjithė njerėzimit, si burrave ashtu edhe grave. Kjo dėshmohet nga fragmente tė caktuara qė  ju drejtohėn tė dy palėve, burrave dhe grave. "Nuk ka dyshim se pėr myslimanėt e myslimanet, besimtarėt e besiamtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit dhe tė sinqertat, durimtarėt dhe durimtaret, tė pėrvuajturit dhe tė pėrvuajturat, sadakdhėnėsit dhe sadakdhėnėset, agjėruesit dhe agjėrueset, ruajtėsit e nderit dhe ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e All-llahut e shumė pėrmendėset e All-llahut , All-llahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh." (33: 35)

Ditėn e gjykimit edhe burrat edhe gratė do tė ringjallėn dhe do tė shpėrblehėn apo dėnohėn nė baz tė veprave qė ata i kan bėrė. "Ditėn kur hipokritėt dhe hipokritet atyre qė besuan u thonė: “Na pritni (ose na shikoni) tė ndriēoheni prej dritės suaj!” U thuhet: “Kthehuni prapa jush (nė dynja) e kėrkoni ndonjė dritė!” Atėherė vihet ndėrmjet tyre njėfarė muri qė ka njė derė, e brendia e tij ėshtė mėshirė (Xhenneti), e ana e jashtme e tij ėshtė dėnimi (zjarri). (Hipokritėt e mbetur nė errėsirė) i thėrrasin ata (besimtarėt): “A nuk kemi qenė edhe ne sė bashku me ju!? (Besimtarėt pėrgjigjen): “Po, por ju e shkatėrruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob tė zi pėr besimtarėt, ju dyshonit ēėshjtet e fesė dhe ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, mashtruesi ju mashtroi." (57: 13-14)

"O ju njerėz! Kinie frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra..." (4:1)      

Kjo ėshtė dėshmi qė tė gjitha qėnjet humane janė tė barabarta. Nė Islam nuk ka dallim race, gjinie apo ngjyre dhe tė dy, burrat dhe gratė barabartė gėzojnė tė drejtat themelore humane sepse nė fund tė fundit tė gjithė rrjedhin nga i njėjti burim.