Home
Video per Motrat Musilmane
Grat ne Kur`an
Leter Motres dhe Nenes Muslimane
Foto Islame
Mbulesa Islame
Pse Mbulesa
Mbulesa Mbrojtje e Femres
Kushtet e Hixhabit
Pse ajo nuk deshiron te mbaj Hixhabin
Gruaja jote eshte e gjithe bota per ty
Keshilla Te Vogla Per Motrat Muslimane
Gruaja dhe Familja
Femra ne Perendim
Studentja dhe Profesoreshja
Dita e Kijametit

E DASHURA VAJZĖ, ZONJA PROFESORESHĖ

[ Dialogu mė poshtė zhvillohet nė mes tė njė vajze e cila pėr tė vazhduar studimet detyrohet tė hjek shaminė dhe njė profesoreshe e cila mundohet ta bindi pėr tė bėrė atė. ]


Profesoresha  - E dashura vajzė, je pranuar nė univerzitet. Por nuk do te regjistrohesh pėrderisa nuk e heq shaminė. Zbuloje kokėn dhe regjistrohu. Pse duhet te insistosh nė mbajtjen e shamisė. Me kėtė sjellje vetėm shpėnzon kohėn. Nėse zbulon kokėn ne do tė japim bursė dhe konvikt pėr tė qėndruar. Do tė jesh nė gjendje tė kompletosh studimet pa ndonjė problem.

Studentja - E dashur profesoreshė nėse mė lejon do tė jam shum e sinqert me ty. Nuk ka dyshim se ti mendon pėr mirėqėnien time. Nuk kam arsye tė besoj ndryshe. Sė pari ta lemė anash ofertėn tėnde pėr bursė, konvikt etj. Ndoshta ti mėndon se dikush mė ka nxitur qė tė mbaj shami. Askush askujt nuk mund tia ndryshoj besimin pėr njė gjė tė tille. Je gabim nėse mėndon kėshtu. Mėndoj se unė dhe ti duhet ti pėrgjigjemi disa pyetjeve para se tė filloni me psikoterapi. A mund tė tė pyes, a beson ne Zot?

Profesoresha  - Po besoj.

Studentja - Dhe a beson se Zoti i ka bėre disa ligje qė ne duhet t'u nėnshtrohemi?

Profesoresha  - Po natyrisht besoj se rregullat e Zotit jan qė ne t'u nėnshtrohemi atyre.

Studentja - A beson se Kurani ėshtė fjala e Zotit.

Profesoresha  - Po besoj se Kurani ėshtė fjala e Zotit.

Studentja - Ne kete rast a mund te te pyes, nėse mundohem tė jetoj duke u bazuar nė rregullat e Kur'anit a ėshtė gabim kjo.

Profesoresha  -  Jo nuk do tė duhej tė ishte gabim.

Studentja - Ēuditem se nėse e ke lexuar Kur'anin tė perkthyer nė turqisht duhet ta dish ēfar mėnyre e jetės ėshtė e thėnė nė Kur'an pėr qėnien njerėzore.

Profesoresha  - Nuk e kam lexuar tere Kuranin, kam lexuar vetem aty ketu disa pjesė.

Studentja - Sa jan tė vlefshme pėr ty urdhėrat e Kur'anit.

Profesoresha  - Kam respekt tė madh pėr Kur'anin, por nuk mund tė them se jetoj duke u bazuar nė mėsimet e Kuranit.

Studentja - Kur e di se ke bėrė diēka kundėr rregullave tė Kur'anit si ndihesh? Dhe nėse dikush beson ne Zotin si krijuesin e tij apo saj por nuk u nėnshtrohet rregullave te tij si do te ndihet?

Profesoresha - E dashura vajzė po jetojmė nė njė kohė moderne. Ajo ka standardet e veta. Po pėr ato ēfar?

Studentja - Zonja profesoreshė, standardet moderne mund edhe tė diskutohėn por lėjoje pacientin tėndė t'i shpreh ndjenjat e saja tė vėrteta pa e ndryshuar linjen e argumentit. Nėse mėndon se ke vepruar kundėr rregullave tė Zotit, cila do tė jetė pozita juaj para Zotit. A ke mėnduar pėr kėtė?

Profesoresha - Nėse e pėrzien Zotin kėtu nuk do te dalim askund. Sikur ta kishim bazuar kushtetuten tonė nė shpallje atėherė ku do tė ishim ne sot?

Studentja - Zonja profeoreshė kjo ėshtė seancė psikoterapie, duhet te me bindesh ne menyr qė tė mė shėrosh. Kushtetuta ėshtė njė gjė e bėrė nga njeriu. Nėse njeriu ende nuk i ka zgjedhur problemet bazė tė ekzistencės sė tij dhe natyrėn e marėdhėnjeve me Krijuesin e tij, si mundet njė krijes e till hamendese te insistoj qe njerezit ti ndjekin rregullat e tij. Ne te vertet ne po flasim se a munden rregullat e Kur'anit tė praktikohėn nė jetė ,dhe ti mundohesh tė mė bindėsh qė t'i shkel ligjet e Zotit duke hequr shaminė, pastaj sė pari duhet tė pyesesh vehten nėse kjo kėrkes e juaja ėshtė legjitime? A s'do te duhej qė sė pari tė mėndoje pėr marėdhėnjet tuaja me Krijuesin tėndė, dhe librin e Tij tė shenjtė, Kuranin.

Profesoresha - E dashura vajzė, nga tė erdhi ky diskutim, le tė fillojmė nga fillimi.

Studentja - Po zonjė le tė fillojmė nga fillimi. Siē po thosha, kur nuk i referohesh Kur'anit si ndihesh?

Profesoresha - Deshe tė thoshe se Kur'ani do te duhej tė ishte standart i jetės sonė. Kemi ardhur nė njė pikė shumė interesante.

Studentja - Po zonjė ėshtė pikė shum interesante . Kam sjellur me vhte perkthimin e fjaleve te Kur'anit nė gjuhėn turke, ėshtė perkthyer nga Dr Yasar Nuri Ozturk, Dekan i Fakultetit tė Teologjisė ne Univerzitetin e Stambollit.

Profesoresha - Kam respekt te madh pėr Profesor Yasar Ozturk.

Studentja - Mendova keshtu, nėse mė lejonė tė lexojė nga ky perkthim i Kur'anit..."Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vejnė shamitė mbi krahrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē... Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė mos zbuluar fshehtsinė nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim." Zonja profesoreshė ē'far kupton nga kjo pjesė e Kur'anit.

Profesoresha - E dashura vajzė keto rregulla kanė qenė tė vlefshme vetėm pėr ate kohė kur eshtė shpallur Kur'ani. Tani jetojmė nė njė kohė tjeter.

Studentja - Zonja profesoreshė a mund te me citosh ndonje vers qe thot se keto e keto verse janė te vlefshme vetem per njė kohė te caktuar dhe pastaj ato do tė jenė tė pa vlefshme.

Profesoresha - Po ē'frė per kohėn moderne?

Studentja - A ėshtė ndonjė zbulim i ri qe thot se disa modele tė veshjeve janė mė te civilizuara se tjerat. Per shembull, nese do te duhej te mbulonim vetem disa pjes tė trupit sikurse disa fise ne Afrikė, a do te ishte kjo me shum moderne.

Profesoresha - E dashura vajzė, ne kemi rregullat tona revolucionare, kushtetutėn e vendit, Kuvendin Evropian pėr tė Drejtat Njerėzore etj. Te ftoj t'i respektosh ato nėse do tė jesh studente nė ketė Universitet.

Studentja - Zonja profesoresh jemi nė mes tė seancės pėr psikoterapi. Me siguri pajtohesh se pėr tė arritur rezultate pozitive nė psikoterapi, atmosfera e besimit dhe bindjes ėshtė e nevojshme. Por siē shifet ju pėr vetėn e juaj nuk jeni e sigurt nė marėdhėniet tuaja me Zotin dhe librin e tij Kur'anin, nuk jeni e sigurt se a besoni ne mėsimet e Kur'anit. Ėshtė njė qėndrim i ndryshėm rreth Kur'anit nė mes meje dhe teje. Ti pret nga unė qe t'i injoroj mesimet Kur'anore. Pse do duhej ta beja kete? pse do duhej te preferoja opinionet tuaja apo tė atyre qė tė kanė dhenė ketė detyrė? e jo rregullat e Zotit. Sa pėr modernitetin ėshtė mė i diskutueshėm se sa besimi nė fjalėn e Zotit, pse duhet tė konsiderohet mė moderne ta ekspozosh trupin se sa te vishesh siē duhet, sipas Kur'anit fjalės sė Zotit. Nuk ka evidenca apo arsye pėr mua qė tė besoj nė njė modernitet tė tillė. Sė dyti a ėshtė ndonjė kriter qė thotė se sa pjes te trupit duhen zbuluar e sa duhen mbuluar qė njeri tė konsiderohet modern. Ju i referoheni kushtetutės, nuk kuptoj pse kushtetuta duhet te interesohet per veshjėn time. Per mua t'i thuash nje njeriu ē'farė te veshi ėshtė ndėrhyrje nė dinjitetin njrėzor. Le tė supozojmė pėr njė moment, dikush tė thot ty se tė vishesh ėshtė praktik reaksionare, ndėrsa tė zhvishesh ėshtė modernitet dhe nėse vishesh nuk do te lėjohesh nė universitet sepse nuk ėshtė moderne, a do ta pranoje kete?

Profesoresha - Natyrisht se nuk do ta pranoja.

Studentja - Ose nėse tė thonė se sa pjesė tė trupit t'i zbulosh nė publik, a do ta pranojė njė kėshill tė till?

Profesoresha - E dashura vajzė unė pajtohem me ty se ėshtė e pa arsyeshme tė jipėn urdhėra tė tilla nga lartė.

Studentja - Jam e kėnaqur se ke filluar te mėndosh si ne, por kam frikė se nėse autoritetet e universitetit mėsojnė kėtė gjė do te fusin nė trajtim tė njejtė sikurse edhe neve, dhe nuk do tė lejojnė te japėsh mėsim nė ketė universitet.

Enter content here

Enter supporting content here